Roma dhe Mourinho kanë nisur përgatitjet e sezonit të ri, ndërsa trajneri portugez ka reaguar në rrjetet sociale sa i përket grumbullimit.
“Trigoria…e vështirë, por është bukur të kthehesh në fushë”.-u shpreh ai.
Kështu e ka cilësuar Jose Mourinho ditën e parë të punës për këtë edicion, ku “e vështira” lidhet me vapën e madhe që ka prekur kryeqytetin e Italisë këto ditë.
“Special One” ende nuk e ka skuadrën e plotë, ndërsa në seancën e parë spikatën dy elementët e rinj, Aouar, blerja e kësaj vere dhe Pagano, i cili vjen nga akademia.
Sa i përket grupit, pritet që Mourinho të ketë pothuajse të plotë grupin të hënën e ardhshme.