Futbollisti i kombëtares franceze, Paul Pogba ka vendosur të refuzojë një ofertë nga Arabia Saudite me vlerë 100 milionë euro. Al-Hilal u përpoq ta bindë Pogban që t`i bashkohet yjeve që tashmë janë zhvendosur në këtë vend, por francezi nuk e ka një qëllim të tillë, së paku tani për tani.
Të ardhmen ai e sheh vetëm te Juventusi, pohon gazeta franceze “L’Equipe”.
Pogba ka pasur shumë probleme me lëndimet edicionin e kaluar, teksa ka munguar edhe në Botërorin e Katarit.
Ai shpreson që këtë sezon të rikthehet në një ritëm të vërtetë garues, e më pas edhe në kombëtaren franceze.
Mesfushori ka luajtur vetëm për dy skuadra në karrierën e tij profesionale, Juventus dhe Manchester United.