Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2023/24.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë zyrtare për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve ndaj Ludogorets.
E në këtë sfidë suharekasit do të vishen me fanellat e reja nga marka ‘Uhlsport’.
"Kemi kënaqësinë t’i prezantojmë fanellat edicionit të ri, 2023/24.
Ky është modeli për ndeshjet vendas të kampionëve tanë.
Që sonte, me to futbollistët do të paraqiten në “Fadil Vokrri”, në duelin kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets.
Na priftë e mbara!", njofton FC Ballkani.