“Nuk e di” ishte përgjigja nga drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, kur u pyet se pse adoleshenti Arda Guler përfundoi te Real Madrid dhe jo te Barcelona javën e kaluar.
Blaugranat ishin në avantazh për Guler dhe pavarësisht optimizmit për arritjen një marrëveshje, Los Blancos arritën ta merrnin të riun turk.
Sipas Sport, Deco mendon se është përdorur në lojën e negociatave për Guler. Kur udhëtoi për në Turqi, ai kishte përshtypjen se operacioni ishte pothuajse i mbyllur, pasi kishte arritur një marrëveshje me Fenerbahçe-n.
Megjithatë, ai u largua nga Stambolli pa një marrëveshje dhe duke ndjerë se operacioni do të ishte në rrezik nëse një tjetër klub i madh do hynte në garë.
Në fund, ai beson se është përdorur për t’i marrë më shumë para Real Madrid-it. Toni Juanmarti pretendon se kostoja totale e marrëveshjes, duke përjashtuar pagat e Guler, mund të kalojë 50 milionë euro.
Klubi turk thuhet se është disi i zemëruar nga fakti që familja Guler po fiton më shumë sesa ata në komisione. Bonusi i nënshkrimit të Guler është vendosur në 8 milionë euro, ndërsa babai i tij do të marrë 15 milionë euro në komisione.
Fenerbahce njoftoi kushtet e marrëveshjes së tyre, e cila arrin në 20 milionë euro tarifa fikse, 10 milionë euro në variabla dhe 20% për një shitje të ardhshme të lojtarit.