Struga me formacion sulmues në sfidën e parë të raundit të parë kualifikues të Champions League përballë Zalgiris Kaunasit, në transfertë.
Trajneri Shpëtim Duro, sikurse kofirmohet grafikisht nga UEFA, do ta rreshtojë skuadrën me modulin 3-4-3.
Në portë do të luajë Kjosevski, ndërsa para “gardianit”, në mbrojtje do të jetë treshja Neziri-Radic-Krivanjeva.
Sa i përket mesfushës, nga krahët do të rreshtohen Malikji dhe Zguro, ndërsa në qendër Bojku dhe Shabani.
Në sulm, i besohet fanella e titullarit një lojtari më mjaft përvojë, si Mazrekaj (në të majtë), në qendër Besart Ibraimi, një tjetër emër i njohur, ndërsa në ta djathtë Radeski.