Skuadra e madhe bullgare turpërohet në Prishtinë, Ballkani në festë

Futboll

Skuadra e madhe bullgare turpërohet në Prishtinë, Ballkani në festë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 korrik 2023 Në ora: 20:20 Përditësuar në ora: 22:39 më 11.07.2023
Pamje nga ndeshja

Ballkani shokon skuadrën bullgare

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, sonte ka dëshmuar formë të madhe, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 dymbëdhjetë herë kampionit të Bullgarisë, Ludogorets, në takimin e parë të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League.

Skuadra e madhe bullgare hiqej favorite e madhe, edhe nga bastet ndërkombëtare, për shkak të përvojës në garat evropiane, por kjo ishte vetëm në letër dhe asgjë më shumë.

Rreth 9 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u kënaqën me lojë dhe fitoren e Ballkanit. 

Ballkani – Ludogorets 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Gjyqtar: Gjyqtar: G. Leibovitz (Izraeli).

Shikues: 9.000.

Shënues: Korenica (45+1'), Zyba (55').

Kartona të verdhë: Trashi, Thaqi - Plastun.

Ballkani: Koliçi, Ar. Thaqi. Dellova, Jashanica, Trashi (Potoku 77'), Emërllahu, Kuç (Tusha 77'), Zyba, Korenica (Kryeziu 88'), Rrahmani (Berisha 76') dhe Gripshi (Kapra 90+3’).
Ludogorets: Padt, Witry (Pipa 30'), Plastun, Russo, Heister, Show (Pedro Naressi 46'), Goncalves, Nonato (Yankov 46'), Despodov, Tissera (Delev 69') dhe Caio Vidal (Nascimento 69')..

Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja treguan angazhim të madh, duke shënuar dy herë në portën e kampionit të Bullgarisë.

Futbollistët Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba, me golat që shënuan, turpëruan kundërshtarin.   

Në minutën e 45+1, Meriton Korenica me zgjuarsinë e tij brenda 16-shit, me një goditje nga rreth 14-15 metra, ka shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0. 
Rreth 9 mijë shikues shpërthyen si vullkan në stadiumin “Fadil Vokrri”, gol që motivoi edhe më shumë kampionin e Kosovës.

Kjo u reflektua menjëherë bë pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 55-të, Qëndrim Zyba nga afërsia me kokë ka shënuar për 2:0 pas asistimit të futbollistit Trashi.

Në minutën e 63-të, Kuç në pozitë ballore dhe në mundësi ideale por portieri i skuadrës bullgare Padt ka shpëtuar portën e tij.

Në minutën e 84-të, Dominik Yankov (Ludogorets) futet në zonë por për fat të mirë, gjuajtja e tij shkoi në shtyllën e djathtë të kampionit të Kosovës.

Fitore e madhe e therandasve, që i jep sado kudo qetësi për sfidën e kthimit me 19 korrik (në Razgrad) në fushën e kampionit të Bullgarisë.

Super Ballkani

(E plotësuar) - 90' 4 minuta shtesë.

89' Pak çastet deri në fund.

84' Ballkani afër fitores. Në minutën e 84-të, Dominik Yankov (Ludogorets) futet në zonë por për. fat të mirë, gjuajtja e tij shkoi në shtyllën e djathtë të kampionit të Kosovës.

77' Ndeshja po shkon drejt fundit.

Ballkani – Ludogorets 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Gjyqtar: Gjyqtar: G. Leibovitz (Izraeli).

Shikues: 9.000.

Shënues: Korenica (45+1'), Zyba (55').

Kartona të verdhë: Trashi - Plastun.

Ballkani: Koliçi, Ar. Thaqi. Dellova, Jashanica, Trashi (Potoku 77'), Emërllahu, Kuç (Tusha 77'), Zyba, Korenica (Kryeziu 88'), Rrahmani (Berisha 76') dhe Gripshi.
Ludogorets: Padt, Witry (Pipa 30'), Plastun, Russo, Heister, Show (Pedro Naressi 46'), Goncalves, Nonato (Yankov 46'), Despodov, Tissera (Delev 69') dhe Caio Vidal (Nascimento 69').

70' Atmosferë e rrallë sportive.

66' Ballkani po lufton maksimalsiht për të thelluar fitoren.

63' Edvin Kuç (FC Ballkani) gjuan topin drejt portës por portieri bullgar ka bërë një pritje mahnitëse.

60' Ballkani po shkëlqen ndaj kampionit të Bullgarisë.55' Ballkani në festë, 2:0. Qëndrim Zyba me kokë ka realizuar për 2:0.

53' Ballkani po sulmon tani për tani.

49' Ballkani po luan me kujdes të shtuar.

Përfundoi pjesa e parë.45+1' Meriton Korenica brenda 16-shit e me gjakftohtësi ka goditur, për të shënuar për 1:0, festë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Mbi 9 mijë shikues në këmbë.

45' Duket se Ballkani u dëmtua për një penallti.

42' Nuk ka gola ende.35' Gripshi i pafat, goditja e tij shkoi jashtë shtyllës së djathtë pingule.

 31' Lojë me rivalitet.

25' Ballkani ka shtuar presionin.

24' Ballkani po luan mirë tani.

22-' Kartoni i verdhë: Plastun.17' Kuç ka gjuajtur por topi jashtë shtyllës së majtë të skuadrës bullgare.

15' Ballkani po përballet me 12 herë kampionin e Bullgarisë.

13' Bullgarët duken të rrezikshëm.

11' Nuk kemi asnjë rast deri metash.9' Lojë me rivalitet.

6' Mbi 8 mijë shikues në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

 3' Ballkani në sportovë.

1’ Ndeshje e mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri skuadrës bullgare ia ka frikën kampionit të Kosovës

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është i motivuar për sfidën e sotme (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballafaqimi mes Ballkanit dhe Ludogorests, pritet me interesim të madh në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League në futboll. 

Trajneri i Ludogorets, Ivaylo Petev, nuk do të mund të mbështetet në Olivier Verdon dhe Jakub Piotrovski, të cilët janë të suspenduar. “Nuk do të jetë e lehtë për ne.

Si në çdo ekip, ne kemi pikat tona të forta dhe duhet të ecim përpara. Do të përfitojmë nga të gjitha

Ne kemi gjasa.

Sepse është e rëndësishme për ne se si do të dukemi në fushë. Qëllimet tona janë gjithmonë të njëjta”,  - tha Petev.

Formacionet, Ballkani gati për befasi

Ballkani gati për surprizën ndaj Ludogorets

Pasi shkroi historinë një vit më parë, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Conference League, Ballkani nis një tjetër rrugëtim europian, me të njëjtin synim, për të regjistruar të tjera suksese.

Kampionët e Kosovës përballen me bullgarët e Ludogorets në “Fadil Vokrri”, në turin e parë eliminator të Champions League, ku do të kërkojnë të bëjnë një prezantim dinjitoz, e pse jo të marrin një rezultat pozitiv për të shpresuar te kalimi në turin tjetër.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen edhe për formacionet me të cilët do të nisin ndeshjen, që starton në orën 20:45.

Ballkani para sprovës së madhe në Champions League 

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është mobilizuar në çdo aspekt për sfidën e sotme (20.45) ndaj kampionit të Bullgarisë, Ludogorets.

Është ndeshja e parë e rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League. 

Gjithçka është gati në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Ballkani - Ludogorets

Ballkani: Koliçi, Ar. Thaqi. Dellova, Jashanica, Trashi, Emërllahu, Kuç, Zyba,  Korenica, Rrahmani dhe Gripshi.
Ludogorets: Padt, Witry, Plastun, Russo, Heister, Show, Goncalves, Nonato, Despodov, Tissera dhe Caio Vidal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat