Kampioni i Bullgarisë, Ludogorets, ka pasur një fillim katastrofal në kualifikueset evropiane (Champions League).
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ivailo Petev humbi në udhëtim në Kosovë nga Ballkani me rezultat 2:0.
Korenica (45+1) ishte i saktë për vendasit në pjesën e parë, ndërsa Zyba (55’) dyfishoi fitoren”, - shkruan mes të tjera media bullgare “Sportal.bg”.
“Për fat të keq, ata sot u mposhtën totalisht nga kampionët e Kosovës.
Nëse nuk arrijnë të përmbysim këtë deficit në ndeshjen e dytë pas një jave, Ludogorets do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre evropiane në Conference League”, shkruan mes të tjera media bullgare.