Petev: Do të zbuloj se çfarë ka ndodhur në Prishtinë, Ballkani fitoi me meritë

Futboll

Petev: Do të zbuloj se çfarë ka ndodhur në Prishtinë, Ballkani fitoi me meritë

Nga: K. G. Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:26
Petev

Trajneri i Ludogoretsit, Ivailo Petev, është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e dobët të ekipit të tij ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës.

Ballkani ka treguar lojë të madhe, duke triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Ludogoretsit, në. takimin e parë të rrethit të parë kualifikues të Champions League.

“Duhet të zbuloj gjithashtu se çfarë ka ndodhur.

Pas minutës 10-15, diçka nuk shkoi.

Kemi bërë gabime jashtëzakonisht të rënda.

Skuadra e Ballkanit kaloi me meritë në epërsi në fund të pjesës së parë. 

Ne patëm rastet tona në pjesën e dytë, por në përgjithësi bëmë një lojë të dobët.

Futbolli është lojë gabimesh, 0:2 është rezultat ndaj të cilit duhet të luftojmë me të gjitha forcat”, ka thënë Petev.

“Në pushim donim ta mbanim topin më shumë.

Çdo pasim i tretë ishte i gabuar.

E përgëzojmë Ballkanin, ata luajtën futboll shumë të mirë.

Nuk duhet ta lejojmë në Razgrad.

Natyrisht, ne duhet të punojmë në shumë gjëra”, tha mes të tjera Petev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat