Kazuyoshi Miura është padiskutim një prej lojtarëve që ka shkruar historinë në botën e futbollit, ndoshta jo me trofe, por me rekorde të shumta personale.
Japonezi, i cili karrierën e ka nisur në vitin 1986 sapo ka rinovuar edhe për një vit tjetër kontratën me klubin portugez të ligës së dytë, Oliveirense.
“Plakushi” 56-vjeçari do të luajë përsëri futboll duke thelluar rekordin e tij, pasi ai është lojtari i vetëm në histori që ka luajtur në pesë dekada të ndryshme, përpos shumë rekordeve të tjera që disponon.
Sezonin e kaluar ai luajti 3 ndeshje, ndërsa tani mbetet për t’u parë sesa minuta do të marrë këtë edicion.