Despodov: Balkani është ekip që shtyp, nuk mbrohet

Futboll

Despodov: Balkani është ekip që shtyp, nuk mbrohet

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:05
Despodov

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani shënoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Ludogoretsit, ndeshje e vlefshme për kualifikim në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24.

Golat në këtë ndeshje të zhvilluar në “Fadil Vokrri” i shënuan dy mesfushorët, Meriton Korenica dhe Qendrim Zyba.

Pas ndeshjes, kapiteni i klubit bullgar, Kiril Despodov është shprehur tejet i zhgënjyer për humbjen, por i thur lavde të mëdha skuadrës nga Kosova.

“E kam thënë edhe më parë, se Ballkani ka një ekip të jashtëzakonshëm dhe i organizuar. Luajnë mirë taktikisht, është një ekip që të shtyp, nuk mbrohet.

I hapem rrugën që ata të shënojnë në pjesën e parë. Kurse ne nuk iu përgjigjem atyre, prandaj me plotë meritë nuk shënuam gol.

S’kemi nevojë ta analizojmë Ballkanin, por ato që i bëm në stërvitje nuk i aplikuam në lojë dhe humbem me meritë.”

Sot një javë është ndeshja e kthimit, e cila zhvillohet në Bullgari në stadiumin “Huvepharma Arena”, në orën 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat