Kërkon mesfushorë me ndikim!
Pas 11 vitesh karrierë të shpenzuar te “gjigandët” francezë të PSZH, “arkitekti” italian i mesfushës, Marko Verati shihet gjithnjë e më larg “parisienëve” këtë merkato veres dhe “aventura” më e re për italianin mund të fillojë në Spanjë.
Sipas raportime më të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “Marca”, Atletiko Madrid shpreson se ulja e pagave nga bordi i kampionëve të Fracnës, mund të ndikojë në largimin e italianit drejt një destinacioni të ri.
Italiani është objektivi kryesor i “Los Colchoneros” të Madridit dhe shpresat për transferimin e tij do të forcohen nëse “gjigandët” francezë kryejnë disa transferime të tjera.