Pulisic: Erdha në një klub historik e legjendar, dua të fitoj trofe me Milanin

Futboll

Pulisic: Erdha në një klub historik e legjendar, dua të fitoj trofe me Milanin

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:10
Pulisic

Christian Pulisic ka zbarkuar këtë mëngjes në Milano dhe mezi pret ta nisë eksperiencën e re “Rossonere”.

Futbollisti i deritashëm i Chelseat e ka lavdëruar klubin e tij të ri, me të cilin synon të fitojë trofe.

“Milani është një klub historik dhe legjendar.

Do të mundohem të fitoj trofe këtu. Faleminderit për mbështetjen.

Jam vërtet i lumtur”, ishin fjalët e para të futbollistit amerikan në aeroportin e Malpensas.

Futbollisti ofanziv do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën dhe do të takohet me tifozët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat