Arabia Saudite vazhdon të tërheqë lojtarë të Serie A dhe radhën duket se e ka Piotr Zielinski.
Mesfushori i Napolit ka një kontratë deri në vitin 2024 me napolitanët, por ende nuk ka folur konkretisht për një rinovim me klubin, ose të paktën nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët.
Lazio kohët e fundit është duke e ndjekur me interesim lojtarin pasi shihet si zëvendësuesi ideal i Milinkovic Savic i cili pritet të zbarkojë në vendin saudit.
Tashmë raportohet se Al Ahli ka treguar interesim për polakun.
Napoli e vlerëson Zielinskin 25 milionë euro dhe “Corriere dello Sport” thotë se klubi saudit e ka tejkaluar këtë shumë.