Klubi nxjerr në shitje Saint-Maximin!
Newcastle vijon punën për sezonin e ri, me skuadrën që do të prezantohet edhe në Champions League.
“Magpies” po mendojnë seriozisht për merkaton, ndërsa pak javë më parë dështuan të transferonin Harvey Barnes, por tani i janë rikthyer përsëri kësaj piste.
Mediet angleze kanë raportuar se, Newcastle do të nxjerrë në shitje Allan Saint-Maximin, për siguruar fondet e duhura dhe për të hyrë përsëri në garë për lojtarin e Leicester City-t.