Nuk ka Gjermania për yllin e Manchester Cityt, Julian Alavrez.
Kampioni i Botës me Argjentinën kërkohet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich, por sipas medieve britanike, Alvarez do të mbetet në skuadrën e Pep Guardiolës.
Alvarez në sezonin e fundit me “Qytetarët” fitojë tripletën, dhe siç raportohet, argjentinasi do të jetë pjesë e City-t të paktën edhe për një sezon.
“Nuk ka Gjermani për Julian Alvarez. E ardhmja e sulmuesit argjentinas, kampion bote me Argjentinën, do të jetë në skuadrën e Pep Guardiolës”, shkruajnë mediet në ishull.
Alvarez thuhet se është i kënaqur tek City, edhe pse në pozitën e tij është Erling Haaland.