Sulmuesi italian i Juventusit, Federico Chiesa kërkohet nga klubi i njohur i Premier League-s, Aston Villa.
Skuadra angleze po punon në ndërtimin e një skuadre të denjë për edicionin e ri të garave.
Chiesa sipas medieve italiane, është objektiv i Aston Villa. Madje, klubi anglez ka dërguar ofertën në vlerë prej 70 milionë euro në adresë të Juventusit për sulmuesin italian.
“Juventus ka marrë një ofertë prej 70 milion euro për Chiesa nga Aston Villa”, shkruajnë mediet në ishull.
Negociatat mes skuadrës angleze dhe asaj italiane për Chiesa-n thuhet se po rrjedhin mirë dhe se marrëveshja mes dy palëve mund të arrihet brenda pak ditësh.