Nga data 20 korrik deri më 20 gusht do të zhvillohet Kampionati Botëror në futboll (femrat).
Futbollistja shqiptare Riola Xhemaili nuk përfshihet në kombëtaren e Zvicrës për Botëror.
“Në Grupin A Zvicra do të takohet me Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Filipinet.
Pas gati dy ditë udhëtimi, lojtarët e kombëtares u shprehën të lumtur që arritën në Dunedin”, shkruan mes të tjera “20min”.
Kapiteni Lia Walti thotë: “Ndihem shumë mirë që më në fund jam në Zelandën e Re.
Ne kemi punuar për këtë moment për një kohë të gjatë. Përshtypja e parë për Dunedin dhe hotelin e ekipit është shumë pozitive”.