Zhoze Murinjo u dënua pak ditë më parë nga gjykata Federale dhe nuk do të jetë në dy ndeshjet e para në stolin e Romës. I pyetur në lidhje me këtë vendim, Murinjo ka ironizuar duke u shprehur se është më mirë kështu pasi është shumë vapë.
E në fakt, kjo deklaratë ka marrë kuptim ditët e fundit.
Trajneri Zhoze Murinjo ka nisur fazën përgatitore me skuadrën dhe lagështia në Trigoria ka qenë e papërballueshme.
Ai ka preferuar mëngjesin për të zbritur në fushë duke menduar se temperaturat mund ta favorizojnë, por në fakt termometri tregonte se temperatura është 40 gradë celsius.
Kjo ka bërë që Murinjo të anulojë planin dhe të përdorë vetëm palestrën për stërvitje. Gjatë pasdites, skuadra është stërvitur vonë e madje duke bërë shpesh herë ndalesa për të pirë ujë.