Dalin në shitje biletat për sfidën Dukagjini - Europa

Futboll

Dalin në shitje biletat për sfidën Dukagjini - Europa

Nga: K. G. Më: 12 korrik 2023 Në ora: 16:12
Pamje nga shitja e biletave

Dukagjini i Klinës pretendon fitore në debutimin e saj në garat evropiane.

Dukagjini nesër (19.00) do të ndeshet me ekipin nga Gjibraltari, Europa, në kuadër të rrethit të parë të Conference League.

Futbollistët e Dukagjinit nesër premtojnë lojë të mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat kanë dalur në shitje për këtë sfidë.  

“Biletat, po vazhdojnë të shitën edhe sot ne qytetin e Klinës, nga mëngjesi e deri ne mbrëmje, ndërsa nesër ne një pikë edhe ne Prishtinë (vendi dhe koha) njoftoheni përsëri nesër përmes rrjeteve sociale të klubit”, njofton FC Dukagjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat