Samir Handanoviç është larguar nga Interi pas 11 vitesh. Lajmi është bërë i ditur nga klubi zikaltër përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Samir”, shkruhet në Twitter.
Nënshkrimi i portierit me zikaltërit daton në 9 korrik 2012, duke u shndërruar atë në një nga portierët më të mirë në historinë e Interit.
“Gardiani” slloven ka veshur fanellën e skuadrës nga Milano 455 herë, duke arritur Ivan Ramiro Cordoba (455 ndeshje) në vendin e 10-të në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje me ekipin.