Najdovski ndez atmosferën: Tirana në turin e dytë, rikthejmë titullin në shtëpi

Futboll

Najdovski ndez atmosferën: Tirana në turin e dytë, rikthejmë titullin në shtëpi

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 18:06
Pamje nga konferenca

Përkrah trajnerit Orges Shehi në konferencën për shtypin përpara sfidës ndaj Dinamo Batumi, u shfaq edhe Filip Najdovski.

Kapiteni i Tiranës u shpreh i bindur që bardheblutë do të kualifikohen në raundin e dytë të Conference League. Teksa siguroi edhe tifozët në lidhje me sezonin e ri në Superiore.

“Mendoj që Dinamo Batumi ka një skuadër shumë cilësore. Dhe mendoj se është një nga dy skuadrat më të forta në Gjeorgji. Kemi respekt maksimal për kundërshtarët, por ne do të kalojmë në raundin e dytë të Conference League.

Është një përparësi e madhe për ta fakti që e kanë filluar kampionatin. Janë diku në mes të kampionatit.

Por nëse i referohemi lojtarëve, unë mendoj se Tirana është shumë herë më e mirë.

Jemi përgatitur shumë mirë, mendoj se nuk kemi asnjë problem në skuadër. Superliga? Ka kohë për kampionatin, por sigurisht që ne do të rikthejmë titullin në shtëpi.

Hoxhallari? Mund të them se ai është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. Jam i lumtur që u rikthye“, deklaroi qendërmbrojtësi nga Maqedonia e Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat