Pau Torres ka lënë La Ligan për ta vazhduar karrierën në Premier League.
Duke u transferuar te Aston Villa, spanjolli është ribashkuar me Unai Emery, me të cilin kanë qenë së bashku edhe te Villarreal.
Njëzet e gjashtë vjeçari është bërë pjesë e skuadrës angleze për një çmim prej 35 milion funte.
Futbollisti ishte pjesë e skuadrës spanjolle nga viti 2017, ku në 136 paraqitje ka realizuar dhjetë gola. Në edicionin 2018–2019 ai ishte i huazuar te Malaga ku në tridhjetë e tetë ndeshje ka shënuar një gol.
Pas ardhjes së mesfushorit belg Youri Tielemans nga Leicester, Torres është bërë nënshkrimi i dytë i Villas në afatin kalimtar të verës.