Shqiprim Taipi është transferuar në Kazakistan.
Mesfushori dardan ishte pjesë e Kukësit në dy sezonet e fundit, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe me Skënderbeun në Superiore.
Por edhe me Shkëndijën e Shkupin në Maqedoninë e Veriut, dhe Prishtinën në Kosovë. 26-vjeçari nga Bujanovci është prezantuar si lojtari më i ri i Kaspiy Aktau.
“Kemi nënshkruar kontratë me Shqiprim Taipin, i cili vjen nga skuadra e Kukësit. Mirë se vjen, Shqiprim”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kazak.
Kaspiy Aktau renditet në vendin e parafundit në kampionatin e Kazakistanit. Me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 14 takime.
Gjatë dy sezoneve të kaluara në Kukës, Taipi zhvilloi 70 ndeshje në total. Gjatë së cilave realizoi 4 gola.