Sulmuesi i RC Lens pritet të marrë pjesë në ekzaminimet mjekësore në Leipzig këtë javë dhe te behet keshtu nenshkrimi i bujshem i ekipit gjerman.
Belgu pritet të nënshkruajë kontratën pesëvjeçare që është negociuar deri më 30 qershor 2028.
U arrit një marrëveshje me nënkampionët francezë për një tarifë bazë prej rreth 38 milionë euro, e cila mund të rritet me bonuse të lidhura me suksesin dhe te preke 40-42 mln euro.
Kësaj i paraprinë negociata të vështira me përfaqësuesit e Lens, në të cilat drejtuesit e Leipzigut fillimisht ofruan 30 milionë euro dhe francezët kerkuan 45 milionë.
Me shumën e negociuar tashmë dhe te rene dakord,
Openda behet blerja me e shtrenjte duke kaluar Naby Keita, i cili u soll nga Salzburgu për gati 30 milionë euro në vitin 2016, si blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.