FC Prishtina i dërgon në huazim Susurin e Lumën!
"Mesfushorët Fitim Susuri dhe Korab Luma janë dërguar në huazim nga klubi jonë.
Susuri është huazuar për një 1 vit te FC Suhareka, derisa Luma është huazuar te FC Ulpiana për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Klubi jonë u dëshiron shumë suksese në skuadrat e reja lojtarëve në fjalë", - njofton FC Prishtina.