Marrëveshja e Interit me Chelsean për Romelu Lukakun ngjan si një malore e vërtetë për zikaltërit.
Pavarësisht se nënkampionët e Europës kanë në xhep aprovimin e futbollistit dhe pavarësisht se kanë rritur ofertën e tyre, Blutë e Londrës nuk lëshojnë pe.
Drejtuesit e Interit kanë vendosur në pjatë plot 30 milionë euro.
Kjo ofertë kjo që është refuzuar nga Chelsea, pasi vetëm 40 milionë euro mund të bindin klubin e Premier League për të lënë të lirë lojtarin.