Shkëndija e Tetovës nis rrugëtimin europian në Shkup përballë uellsianëve të Haverfordwest.
Dueli i parë i raundit të parë në Conference League, do të transmetohet në SuperSport 2 (20:00).
Shkëndija e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, larg kreut, por tashmë fokusi i vetëm i kuqezinjve është Europa, aty ku bëjnë mirë dhe kalojnë ture prej vitesh.
Skuadra shqiptare do të luajë për të nëntin edicion radhazi në arenën europiane, ndërkohë që trajneri Ardian Nuhiu ka zgjedhur titullarët e përballjes së mbrëmjes së sotme.