Bashkimi i Kumanovës dje ka luajtur ndeshjen e parë miqësore kundër Sileksit nga Kratova, ekip që bënë gara në Ligën e Parë.
Kumanovarët edhe pse humbën kanë lënë përshtypje pozitive, sidomos në pjesën e parë kur edhe krijuan epërsi prej një goli.
Atdhe Kadriu, një nga prurjet e reja të kësaj vere kështu e vlerëson ndeshjen.
“Ndeshja ishte shumë e mirë.
Jemi të fokusuar edhe për ndeshjet tjera miqësore që i kemi. Sa i përket golit ishte kënaqësi e madhe për mua.
Është ndjenjë e papërshkrueshme që të shënosh gol për Bashkimin, për klubin e vendlindjes ku jam lindur dhe rritur”.
Ka ëndërruar të luaj për Bashkimin:
“Erdha në Bashkim që të ndihmoj klubin, u riktheva në vendlindjen time.
Është një ndjenjë shumë e mirë. E kam pasur ëndërr që të luaj për Bashkimin. Kjo është ëndërr e çdo kumanovari”, tha ai.
Objektivi i Bashkimit:
“Ju premtoj se do ta jap maksimumin në cdo ndeshje dhe shpresoj të arrijmë objektivat e klubit që i kemi. Synimi i jonë është mbijetesa”.
Premtimi i tij për tifozët:
“Ju premtoj gola dhe shpresoj se me golat që do t’i shënoj do t’ia arrijmë qëllimit”.