Më 10 korrik ‘Mbretërit’ janë rikthyer në stërvitje para-sezonale.
Në ‘Valdebebas’ kanë marrë pjesë shumë lojtarë, në mesin e tyre edhe nënshkrimet e reja.
Ndërsa, sot ka qenë dita e tretë e stërvitjes, e cila nuk shkoi mirë për Seballosin. Spanjolli pësoi lëndim në tendinën e kofshës së djathtë.
“Pas testeve të kryera te Dani Seballos nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në tendinën distale në kofshën e djathtë.
Rikuperimi i tij do të vlerësohet”, thuhej në raportin e ekipit.