Tre gola të pësuar në 19 minuta, shkërmoqet Vllaznia!
Vllaznia e ka nisur me humbvje aventurën europiane, duke u mposhtur në Belfast nga Linfilld me rezultatin 3-1, duke i bërë gjërat shumë të vështira për kualifikim në sfidën e kthimit.
Vendasit dominuan nga fillimi deri në fund, me shkodranët që arritën ta mbanin portën të paprekur në ndeshjen e parë.
Pjesa e dytë nisi me ritëm nga të besuarit e Memellit, teksda Balaj humbi një rast të artë përballë portierit.
Në momentin më të mirë të Vllaznisë, erdhi dhe goli nge Meki në minutën e 57’ për të kaluar në avantazh Linfilld.
Çdo gjë u bë më e lehtë për vendasit të cilët shënuan dhe dy herë të tjera, sërish me Meki në minutën e 68’ dhe Skot në minutën e 76’.
Në minutën e 89’ ishte Juriç, i cili u asistua nga Balaj për të shënuar golin e parë.
Kështu Vllaznisë do t’i duhen dy gola në ndeshjen e kthimit pas një jave në Shkodër, ndërsa Linfilld shkon e qetë në këtë sfidë.