Tifozët e Zhelezniçarit të Sarajevës sot e shfaqën koreografinë kushtuar Srebrenicës në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Conference Leagu në futboll.
Zhelezniçari ka barazuar me rezultat 2:2 me Dinamon e Minskut nga Bjellorusia.
Mysafirët ishin në epërsi me 0:2 por Zhelezniçari shmangu humbjen në Gërbavicë.
Grupi më i zjarrtë i tifozëve të Zhelezniçarit, ‘Mania*ët" e njohur, shfaqën pankartën e madhe ku shkruhej: “Nëna boshnjake, motra Srebrenica".
Ndeshjen e përcollën 13.050 shikues.