Maribori i Xhuljano Skukës, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj maltezëve të Birkirkara, në duelin e vlefshëm për Ligën e Konferencës.
Një rezultat zhgënjyes ky për skuadrën sllovene, që vinte si favorite absolute në këtë përballje.
Për sa i përket sulmuesi shqiptar, ai u aktivizua në minutën e 90-të të takimit, teksa u bë protagonist me një zënkë, duke u përplasur me kundërshtarin Kopola, në minutën e 99-të, pas një dueli në fundore.
Të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të verdhë.
Mbong për miqtë dhe Brniç me penallti për Mariborin, ishin autorët e golave në këtë takim. Skuadra e Skukës do të synojë kualifikimin në duelin e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave.