Mesfushori shqiptar, Enriko Papa, pasi mbylli aventurën te skuadra e Sepsit në Rumani, si i huazuar, u rikthye në Turqi, te skuadra e Rizesporit, që disponon kartonin e 30-vjeçarit.
Ndërkohë ditën e sotme, Papa, e ka bërë “sefte” për sezonin e ri futbollistik, teksa gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj Alaniasporit, që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës së Alaniasporit.
Papa arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 54-t.
Vlen të theksohet fakti, se Rizespor në këtë edicion të ri, do të militojë në elitën e futbollit turk, teksa ngelet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit shqiptar, nëser klubi do t’i besojë atij, apo Papa do të nisë një aventurë të re futbollistike.