Juventusi është jashtë projektit të Superligës.
Klubi torinez njoftoi se kishte nisur procedurën përkatëse.
“Pas një njoftimi për shtyp të datës 6 qershor 2023, në të cilin Juventusi njoftoi se kishte nisur një periudhë diskutimi me Real Madridin dhe Barcelonën (klube që nuk e kanë shpallur ende synimin e tyre për t’u tërhequr nga Superliga), bëhet e ditur në vijim.
Pas diskutimeve të tilla, dhe duke pasur parasysh dallimet ekzistuese në interpretimin e kushteve të kontratës të zbatueshme për projektin e Superligës, Juventus konfirmon se ka nisur procedurën e tërheqjes nga liga, por gjithashtu pranon se, sipas kushteve në fuqi të kontrata, tërheqja e saj do të përfundojë dhe do të hyjë në fuqi vetëm me miratimin paraprak nga Real Madridi, Barcelona dhe pjesa tjetër e klubeve të përfshira në projektin e Superligës”, thuhet në njoftimin për shtyp të Bianconerëve.