Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar Dukagjinin e Klinës, për fitoren me rezultat 2:1 ndaj FC Europa nga Gjibraltari, në takimin e parë të rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League.
Po ashtu ka uruar edhe Gjilanin që ka barazuar në udhëtim, me rezultat 2:2 ndaj skuadrës Progres Niederkorn nga Luksemburgu.
“Urime FC Dukagjini!
Tjetër festë futbolli në ‘Fadil Vokrri’.
Skuadra e Dukagjinit debutoi me fitore në garat evropiane, pasi sonte e mposhti skuadrën Europa nga Gjibraltari, me rezultat 2:1.
Përgëzoj futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe qytetarët e Klinës për këtë sukses.
Uroj që në ndeshjen e kthimit Dukagjini ta administrojë epërsinë e krijuar dhe të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Po ashtu përgëzoj edhe Gjilanin që sonte si mysafir arriti të barazojë kundër Progres Niederkorn, me rezultat 2:2.
Ky rezultat jep shpresa që skuadra gjilanase të kalojë tutje.
Urime e ju priftë e mbara!”, ka uruar Ademi.