Simone Inzaghi do të jetë në krye të bankinës së Interit edhe për disa vite.
Strategu italian, i cili sezonin e fundit e dërgoi skuadrën “Nerazure” në finalen e Ligës së Kampionëve, sipas medieve italiane, do të rinovojë kontratën me Interin.
Negociatat mes Interit dhe tekniku italian janë në fazën finale dhe se parim është arritur marrëveshja mes dy palëve për vazhdimin e ‘martesës’.
“Inzaghi do të rinovojë kontratën me Interin para fillimit të kampionatit”, shkruajnë mediet italiane.
Ndryshe, Interi nën drejtimin e Inzaghit, ka nisur përgatitjet për edicionin e ri.