Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelsea-t, Willian, është gati t’i bashkohet Nottingham Forestit në një transferim me parametër zero.
Sipas raportimeve të BBC, anglezët janë pranë finalizimit të nënshkrimit me anësorin.
34-vjeçari zhvilloi 30 ndeshje për Fulhamin sezonin e kaluar. Braziliani shënoi pesë gola dhe dha gjashtë asiste gjatë sezonit 2022-23, ku iu ofrua një opsion për të zgjatur qëndrimin e tij në Londër.
Willian do të bëhet nënshkrimi i parë i Nottingham në merkaton e verës.