Barcelona është afër një marrëveshje për të nënshkruar me lojtarin e Gironas, Oriol Romeu.
Romeu është njohje e vjetër e katalanasve pasi ka dalë nga akademia e spanjollëve.
Kampionët e Spanjës e shohin lojtarin si zëvendësuesin ideal të Sergio Busquets. Ish-mesfushori i Southamptonit do të bëhet nënshkrimi i katërt i Barcelonës gjatë verës pas Ilkay Gundogan, Vitor Roque dhe Inigo Martinez.
Futbollisti është një dëshirë edhe e trajnerit Xavi, që u ka kërkuar drejtuesve të klubit, afrimin e Romeu-t në skuadër.