Ai ka qenë padyshim kryefjalë e mediave sportive, i shumëpërfolur për të ardhmen e tij dhe bëhet fjalë pikërisht për lojtarin Declain Rice.
“BBC Sport” raporton se Arsenali do të përfundojë nënshkrimin e 24-vjeçarit të West Ham dhe mesfushorit të Anglisë, Declan Rice për 105 milionë paund dhe afati i fundit që është vendosur nga klubi është pikërisht mbrëmja e së premtes.
Transferimi nga West Ham përfundoi muajin e kaluar, por fillimisht negociatat mbi strukturën e marrëveshjes, më pas koha e marrë për të kaluar ligjshmëritë, do të thotë se ende nuk është miratuar zyrtarisht.
Skuadra e Artetës udhëton në Uashington të dielën për fillimin e turneut me tre ndeshje të Arsenalit në Shtetet e Bashkuara, tre sfida miqësore për të parë ecurinë e skuadrës dhe për të vendosur edhe për disa përforcime të tjera të reja.
“Topçinjtë” sezonin e ri në Premier League e fillojnë kundër Nottingham Forest në “Emirates Stadium” më 12 gusht.