Klubi i Leipzigut ka prezantuar sot Lois Opendan si lojtarin më të ri të skuadrës.
Gjermanët arritën akordin me francezët e Lensit për shumën 43 milionë euro + 6 të tjera në formë bonusesh.
Me goleadorin belg që shndërrohet në investimin më të shtrenjtë në historinë e Leipzigut. 23-vjeçari nga Liezhi (9 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren belge) ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
“Leipzigu ka një stil loje të përcaktuar qartë dhe të orientuar drejt sulmit, që më përshtatet në mënyrë të përkryer mua si sulmues”, deklaroi Openda.
Në sezonin e fundit, që korrespondoi me aventurën e tij të parë në Ligue 1, ai realizoi 21 gola në kampionat. Duke ndihmuar Lensin të shpallej nënkampion dhe të rikthehej pas shumë vitesh në Champions.