Trajneri i West Hamit, David Moyes, është ankuar për zhagitjen e bashkimit të Declan Rice te Arsenal, duke thënë se ai nuk mund të planifikojë asgjë derisa të përfundojë transferimi i kapitenit.
Një marrëveshje prej 105 milionë funtesh për mesfushorin anglez u ra dakord me Arsenalin dhjetë ditë më parë, por ai është ende zyrtarisht një lojtar i West Ham.
Rice nuk është pjesë e skuadrës së West Ham për turneun në Australi bashkë me Perth Glory dhe Tottenham Hotspur.
"Derisa të jetë bërë, ne nuk mund të planifikojmë vërtetë asgjë. Të gjithë e dinë situatën. Ne presim që diçka të ndodhë", ka thënë Moyes.
Edhe ish-trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka treguar dje se donte të nënshkruante me Declan Rice, duke besuar se mesfushori mund të ishte kapiteni afatgjatë i skuadrës.