Gjithçka është gati për turneun e veteranëve, ku do të kremtohet 100 vjetori i themelimit të klubit të futbollit Ferizaj.
Organizatorët thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje të madhe, përveç që do të kremtohet 100 vjetori i klubit edhe 150 vjetori i themelimit të qytetit.
“Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të KF Ferizaj dhe 150-vjetorit të qytetit tonë, ne do të organizojmë turneun ceremonial për veteranët e futbollit.
Turneu në fjalë, që padyshim se do të mbledhë shumë futbolldashës, do të zhvillohet me datë 15 korrik 2023, duke filluar nga ora 16:00.
Ekipet e ftuara dhe që njëkohësisht e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë: KF Ferizaj Veteranët; KF Bashkimi Veteranët - nga Kumanova; Reprezentacioni i Veteranëve të Kosovës dhe KF Drenica Veteranët”, njofton kryesia e KF Ferizaj Veteranët.