Ish – futbollisti i të rinjve të Rabotniçkit dhe Shkupit, Omer Isinov, është afër transferimit në Turqi, konkretisht te skuadra Sakariaspor.
Ai prej disa ditësh është pjesë e kampit stërvitor të skuadrës së ligës së dytë turke dhe pritet edhe transferimi.
Ky është një lojtar i lindur në vitin 2000 dhe pritet të vesh fanellën e Sakariasporit.
Ky është një klub që sezonin e kaluar ka përfunduar në vend të pestë në garën e ligës së dytë.