Përforcimi i Romës, Houssem Aouar i ka befasuar të gjithë më punën dhe cilësitë që po shfaq në përgatitjet e skuadrës ‘romake’ për sezonin e ri të garave.
Sipas “Corriere dello Sport” në katër ditët e para të stërvitjeve, Aouar ka lënë përshtypje jashtëzakonisht të mira.
Ai thuhet se e ka befasuar trajneri Jose Mourinho me aftësitë e tij me topin në këmbë, me lëvizjet dhe dëshirën për të qenë protagonist në ndeshjen praktike, pa e tepruar.
Aouar pak ditë më parë iu bashkua Romës nga Lyoni i Francës.