Enrique vendos në alarm Donnarummën, kërkon një tjetër portier

Futboll

Enrique vendos në alarm Donnarummën, kërkon një tjetër portier

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:10
Yassine Bono

Sezoni i ri në radhët e Paris Saint-Germain duket se do ta gjejë Gianluigi Donnarummën duke luftuar për statusin e titullarit.

Trajneri spanjoll kërkon garanci mes shtyllave dhe mbi të gjitha pretendon konkurrencë të fortë edhe në rolin e portierit.

Ndaj, “Lucho” ia ka vënë syrin numrit një të Sevillas, Yassine Bono.

Ky i fundit pritet që të largohet këtë verë nga Andaluzia edhe pse konsiderohet si një prej heronjve të skuadrës që fitoi titullin e shtatë të Europa League.

Drejtuesit e Sevillas janë të gatshëm ta lënë të lirë marokenin për 20 milionë euro. Aktualisht, Bono është ende me pushime dhe mbetet për t’u kuptuar edhe vetë dëshira e gardianit 32-vjeçar që ka një kontratë me Sevillan deri në vitin 2025.

Emri i Bono është edhe në listën e disa klubeve të tjera europiane si Inter apo Bayern Munich që janë në kërkim të portierëve këtë merkato verore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat