KF Arsimi nga Çegrani ka njoftuar se Hakan Limani është lojtari i ri tyre.
Mbrojtësi i talentuar vjen nga KF Besa e Dobërdollit.
"Kemi kënaqësinë të ju informojmë se kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe kemi arritur ta transferojmë në rradhët tona mbrojtësi e deritanishëm të KF Besa 1976 Dobërdoll, LImani.
Bëhet fjalë për mbrojtës qëndrorë që në rast nevoje luan edhe si mbrojtës anësorë, përvoja e të cilit do të shtojë sigurinë e mbrojtjes sonë, dhe do ti shtojë vlerat ekipit që kemi ndërtuar", njofton KF Arsimi.