Taty Castellanos do të jetë lojtari i ri i Lazios.
Kështu po raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili potencoi se klubi nga Roma ka arritur marrëveshje me New York Cityn për shifrën e 15 milionë eurove.
Castellanos do t’u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë javës së ardhshme.
Ai gjatë sezoni të shkuar ishte pjesë e Gironas në La Liga, ku realizoi 13 gola dhe asistoi një tjetër.