KF Besa nuk ndalet së së përforcuari në afatin kalimtar të verës.
Emri i fundit i klubit nga Dobërdolli është mbrojtësi me përvojë Jasmin Mecinoviç, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Ai erdhi nga skuadra kosovare e Ferizajt.
Mbrojtësi 32-vjeçar ka luajtur edhe për Struga Trim Lum, Renova, Makedonija Gjorçe Petrov, Horizont Turnovo dhe Pelister, pastaj klube nga Moldavia, Norvegjia, Hungaria, Armenia, Indonezia, Singapori, Bangladeshi, Irani dhe Mali i Zi.
Mecinoviq vjen te Besa si përforcimi i shtatë, pasi ky klub paraprakisht kishte angazhuar Tofiloski, Dragarski, Emini, Borha, Alimi, Sadiki, ndërsa edhe trajneri Tanevski e vazhdoi kontratën.