Edhe zyrtarisht Declan Rice është lojtari më i ri i Arsenalit.
“Topçinjtë” e konfirmuar sot transferimin e Rice nga skuadra e West Hamit për një shumë rekorde prej 122 milionë eurosh.
Gjithashtu, Rice bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit anglez.
Është konfirmuar edhe numri që ylli anglez do ta ketë në fanellën e Arsenalit. Rice do të bartë numrin 41 te “Topçinjtë”.