Fadil Muriqi, legjenda e futbollit të Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet në futbollin e Kosovës.
Muriqi si kurrë më parë i duhet futbolli tonë, përvoja e të cilit do të shërbejë shumë për gjeneratat e reja dhe në përgjithësi futbollin e Kosovës.
A do t’i riktheheni futbollit të Kosovës?
Fadil Muriqi
“Jam i koncentruar në Australi.
Do të vijë koha që do të kthehem edhe këtu, meqenëse jam i lidhur me familje, pasi që familjen e kam atje.
Nuk kam vendosur ende për të ardhmen”, thotë Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, aktualisht jeton e vepron në Australi.